Rama: Kryeministri holandez më mësoi që duhet ta dashurosh Evropën, por që është dashuri e ashpër

Shqipëria

Rama: Kryeministri holandez më mësoi që duhet ta dashurosh Evropën, por që është dashuri e ashpër

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:29
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me homologu i tij i Holandës Mark Rutte, kanë dal në një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama tha se Holanda ka kuptuar se Shqipëria është serioze në përmbushjen e detyrimeve të veta.

“Ne kuptuam se Holanda ishte serioze dhe e kuptoi se ishim serioz në përmbushjen e detyrimeve tona. Falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë dhe renditet mes investuesve më të mëdhenjë në Shqipëri. Presim me padurim të shohim të vazhdojnë bashkëpunimi mes aeroportit të Tiranës dhe Schipholit”, u shpreh Rama.

Tutje, ai u shpreh se kryeministri holandez e mësoi që duhet t’a dashuroi Evropën, por i bëri edhe një paralajmërim.

“Marku më mësoi që duhet t’a dashurosh Evropën, por duhet të përgatitshëm që është një dashuri e ashpër”, u shpreh tutje ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat