Rutte për Ramën: Drejtuesi me më përvojë në rajon që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë

Shqipëria

Rutte për Ramën: Drejtuesi me më përvojë në rajon që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:52
Foto nga takimi

Mark Rutte, kryeministër i Holandës, ka pritur sot në takim homologun e tij të Shqipërisë, Edi Ramën.

Rutte ka thënë se Rama është lideri me më përvojë në rajon, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet.

“Po ta shihni rajonin për momentin, drejtuesi me më përvojë që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë është ky burri që ka sot ditëlindjen”, ka shtuar ai.

Ai madje tha se bashkëpunimi në mes të Holandës dhe Shqipërisë është i shkëlqyeshëm dhe se miqësia e tyre është e jashtëzakonshme.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është e shkëlqyer, miqësia midis neve dyve është e jashtëzakonshme dhe sot do të jetë një mundësi për të ndërtuar më shumë mbi këtë miqësi”, ka thënë Rutte në një konferencë për medie.

Kryeministri Rutte po ashtu tha se Holanda mbështet propozimin francez që do të mundësojë heqjen e bllokadës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Problemi këtu është në Maqedonia e Veriut  dhe falë përpjekjeve franceze ka pasur një moment të ri në procesin e anëtarësimit dhe sigurisht ndikon edhe në Shqipëri pasi të dyja janë të lidhura politikisht. Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që po bllokojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit”.

Ai foli edhe për samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, të cilin nuk e cilësoi si të suksesshëm, duke mbështetur kështu mendimin e Ramës.

Rutte  tha se duhet të bëhet më shumë, në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Sigurisht ka qenë një kohë e shkurtër qëkur u pamë së bashku në samitin e Ballkanit Perëndimor që shkoi disi, aty BE në mënyrë pozitive ripohoi angazhimin e saj kundrejt rajonit, po ashtu edhe komentet e Ramës më pas, dhe besoj kishte të drejtë që nuk ishte një takim i suksesshëm pra na duhet të bëjmë më shumë. Por në të njëjtën kohë ne e dimë që vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, po punojnë shumë për t’u bërë anëtare të BE-së dhe Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës”, shtoi ai.

Ai ndër të tjera tha se ndihet i lumtur që Shqipëria i përkrah sanksionet kundër Rusisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat