A është problem korrupsioni për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kryeministri Holandës: Ende vendi nuk është aty ku duhet

Shqipëria

A është problem korrupsioni për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kryeministri Holandës: Ende vendi nuk është aty ku duhet

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:55
Edi Rama dhe Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, se Shqipëria nuk është ende aty ku duhet për sa i përket luftës ndaj korrupsionit, por theksoi se janë bërë hapa progresi.

Rutte shtoi se Holanda po jep një ndihmë të rëndësishme në lidhje me forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, si me trajnime ashtu edhe me bashkëpunimin që ka me policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese.

“Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshme dhe ne po ndikojmë në proces, edhe me njerëz dhe me këshillat tona. Jemi krenar për ndihmën që kemi dhënë.

Kemi qenë të përfshirë me shërbimin e prokurorisë publike, me policinë me pjesën e ushtrisë me pjesën e policisë kufitare, të gjithë po punojnë me homologët shqiptarë.

Ka një problem për gjyqtar në Shqipëri se është pastruar sistemi, por duhet të plotësohen këto vende bosh, njerëzit duhet të trajnohen duhet të shkollohen dhe ne po ndihmojmë për këtë. Natyrisht nuk kemi arritur aty ku duhet, por dhe ne këtu Holandë nuk është se jemi të përsosur. Edhe Shqipëria nuk ka arritur këtu ku duhet, por ka bërë hapa të jashtëzakonshme, dhe jemi krenar që jemi pjesë e këtij procesi”, tha Rute.

Nga ana tjetër kryeministri Rama shtoi: “Nëse nuk do të kishim probleme me korrupsionin do të kishim thënë tani na duhet të jemi në BE, por ne nuk e themi këtë pasi jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë për të bërë. Ende ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe kjo i shërben procesit të shtetndërtimit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat