Përplasen dy makina, nëna me dy fëmijët përfundojnë në spital

Shqipëria

Përplasen dy makina, nëna me dy fëmijët përfundojnë në spital

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Mjeti del nga korsia dhe përplaset me Fuoristradën.

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Ujin e Ftohtë ne Tepelenë.

Një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një “Fouristrade” me targa greke. Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e mjetit “Jeep”.

Nëna me dy fëmijët vinin nga Greqia dhe po shkonin drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përballë me mjetin e ndërtimin që vinte në krah të kundërt.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për mjekim. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat