Të shtëna me armë në Elbasan, dalin detajet e para

Shqipëria

Të shtëna me armë në Elbasan, dalin detajet e para

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Ditën e djeshme në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi K. C., ka qëlluar me armë zjarri një person.

Elbasan- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër.

Ai më pas është larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat