Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi

Shqipëria

Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:39
Tre turistë çekë

Policia Kufitare në Dhërmi u ka ardhur në ndihmë tre turistëve të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e dallgëve të detit.

Sipas policisë, tre turistë të huaj, të cilët ishin duke lundruar në det me një mjet lundrues kayak, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit.

Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me dy mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave.

Tre turistët e huaj çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre) janë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat