Berisha: Ky Parlament, një nga shkaqet më madhore të revoltës popullore që nis sot dhe ndalet vetëm me rrëzimin e regjimit monist të Ramës

Shqipëria

Berisha: Ky Parlament, një nga shkaqet më madhore të revoltës popullore që nis sot dhe ndalet vetëm me rrëzimin e regjimit monist të Ramës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:40
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë por ka akuzuar mazhorancën se nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Berisha tha se Parlamenti “është një nga shkaqet më madhore të revoltës së përgjithshme popullore që nis sot dhe ndalet vetëm me rrëzimin përfundimtar të regjimit të monizmit të plotë autokracisë elektorale të Ramës”.

Sali Berisha: Sot vendi im mund të ishte kudo tjetër por jo në këtë Parlament që është një nga shkaqet më madhore të revoltës së përgjithshme popullore që nis sot në bulevardin e Dëshmorëve të Kombit dhe ndalet vetëm me rrëzimin përfundimtar të regjimit të monizmit të plotë autokracisë elektorale të Ramës.

Por gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzit nuk mund të mos më sillte mua këtu për të dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht barbaritë serbe në rajon.
Pasi refuzuat në mënyrën më absurde një rezolutë të opozitës një muaj më parë sollët këtu në parlament që unë absolutisht e vlerësoj, por rezoluta juaj është e njerëzve zemërthyer, e njerëzve me qëndrim të dyfishtë.

Nga një anë e dënoni por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun arkitektin e gjenocidit në Bosnje Milloshevicion dhe sivllaun e Ramës Aleksandër Vucic. Si mund ta bëni këtë kur në gjithë mediat e botës ekziston deklarata e Vucic i cili udhëzon e zotohet se për cdo serb të varë do vriten 100 muslimanë?

Vendi i Vucic eshte ne Hage. Ju nuk guxoni të kërkoni dërgimin e tij në Hagë dhe dënimin për gjenocid por bëni gjithcka për të kufizuar në forcat serbe në Bosnje pa iu referuar kasapëve të Bosnjes, pse bëni strucin, cfarë ju shtyn të mos jeni të hapur e ta dënoni me gjithë zemër masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore që ka njohur Evropa?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat