Mijëra gjoba në një javë/ U ndëshkuan 3 mijë shoferë, 30 të dehur e pa patentë u arrestuan

Shqipëria

Mijëra gjoba në një javë/ U ndëshkuan 3 mijë shoferë, 30 të dehur e pa patentë u arrestuan

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Më shumë se 3 mijë e 300 shkelje rrugore janë konstatuar vetëm në një javë nga policia rrugore e Tiranës ku kryeson ajo e përdorimit të aparatit të celularit në drejtimin e mjetit si edhe shpejtësia tej normave të lejuara, të dyja shkelje shumë të rrezikshme dhe shkaktare të aksidenteve të rënda.

Po ashtu gjatë një jave 30 persona kanë rënë në pranga për shkelje të kodit rrugor, ku 6 janë kapur të dehur në timon, 5 pa patentë dhe 5 të tjerë kanë tentuar të korruptojnë policët për të shmangur gjobën.

Prej javësh policia e Tiranës ka në përdorim dronët edukues që nga ajri konstatojnë shkelje që lidhen kryesisht me pozicionimin e mjetit në rrugë dhe dhënien e përparësisë.   

“Janë në funksionim 7 dronë të cilët pozicionohen në akse të ndryshme të kryeqytetit. Duke qenë se kryeqyteti ka një trafik më të lehtësuar tani po e shfrytëzojmë këtë kohë  për të edukuar drejtuesit e mjeteve për tu dhënë përparësi mjeteve në rreth-rrotullim, apo këmbësorëve në vijat e bardha, si edhe pozicionimin e rregullt në rrugë”, tha Gerhard Baka, inspektor trafiku.

Një shkelje e dendur por e pa gjobitur deri tani ka qenë hedhja e sendeve nga mjeti në lëvizje, nen I cili tashmë po zbatohet nga policia rrugore dhe kanë nisur dhe ndëshkimet te parashikuara nga neni 15 I kodit rrugor dhe ndëshkohet me gjobë njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

“Kjo sjellje nuk duhet të ndodhë, është mungesë kulture”, tha Gerhard Baka.

Një tjetër shkelje qe është konstatuar shpesh pas përfundimit të shkollës ka qenë mospërdorimi I sistemeve fiksuese në mjet për fëmijët nën 12 vjeç. Policia e Tiranës apelon që këto pajisje të përdoren për të rritur sigurinë e të miturve në të kundërt kodi rrugor parashikon që drejtuesi të ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat