Dyshohet se u ble me paratë e drogës, sekuestrohet Lamborghini në Elbasan

Shqipëria

Dyshohet se u ble me paratë e drogës, sekuestrohet Lamborghini në Elbasan

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Gjykata vendosi sekuestron e një mjeti tip Lamborgini në Elbasan, që dyshohet se ishte blerë me paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Mjeti ishte bllokuar disa kohë më parë ndaj shtetasit me inicialet M.K, që duhet të justifikojë paratë me të cilat e ka blerë.

Njoftimi zyrtar

Është pranuar kërkesa e Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan duke vendosur sekuestro preventive ndaj automjetit tip Larmborgini Hurracan, me targa të huaja i blerë jashtë shtetit me një shumë të konsiderueshme të hollash dhe personat që e kanë në përdorim dyshohet të përfshirë në aktivitet kriminal jashtë vendit në fushën e narkotikëve.
Masa e sekuestros preventive është vendosur në kuadër të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, neni 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat