Përplasje pas ndeshjes në “Air Albania”, tifozët boshnjakë konfrontohen me policinë

Shqipëria

Përplasje pas ndeshjes në “Air Albania”, tifozët boshnjakë konfrontohen me policinë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit në “Air Albania” ka filluar edhe përleshja mes tifozëve të huaj dhe policisë shqiptare.

Në pamjet duken efektet e përleshjes me karrige dhe sende të shpërndara në terren, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e disa prej tifozëve.

Si pasojë e përplasjes, disa policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se është qëlluar me shishe dhe mjete qelqi të marra nga lokale jashtë stadiumit.

Kujtojmë se Tirana e humbi ndjeshjen e sotme përball skuadreës boshnjake. Goli që vulosi ndeshjen që u luajt në stadiumin ‘Air Albania’ u realizua në pjesën e parë nga Bilbijë në minutën e 12 me penallti.

Gjithsesi Tirana do synojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Bosnje. Kjo është humbja e dytë radhazi për kampionët e Shqipërisë në Kupat e Europës pasi një jave me parë e eliminoi Dudelange nga kualifikueset e Champions League.

Në stadiumin ‘Air Albania’ ishin rreth 250 tifozë nga Bosnja. Ndërsa në krahasim me ndeshjen e një jave më parë mes Tiranës kundër Dudelange, sot kishte  më pak tifozë të bardhebluve pasi mund të jenë zhgënjyer nga eliminimi në turin e parë të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat