I gjendet heroinë dhe kokainë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria

I gjendet heroinë dhe kokainë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia në Itali ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, një 24-vjeçar shqiptar.
'

Mediat italiane bëjnë me dije se nga një kontroll shtëpie në vendbanimin e të riut, me urdhër të Prokurorisë së Kantonit Solothurn, oficerët gjetën dhe sekuestruan më shumë se shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë.

Sipas vlerësimit të parë, droga e sekuestruar kap shumën e disa qindra mijë frangave zvicerane.

24-vjeçari shqiptar, u arrestua për hetime të mëtejshme dhe ndodhet në paraburgim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat