Kuvendi i mohon të drejtën e fjalës, Berisha hedh akuza ndaj Ramës

Shqipëria

Kuvendi i mohon të drejtën e fjalës, Berisha hedh akuza ndaj Ramës

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 17:33
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të debatojë në seancën e sotme plenare në lidhje me shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit.

Berisha iu drejtua Ramës duke e cilësuar atë padrino të Arben Ahmetajt ndërsa shtoi se çfarë do lloj xhaketë të veshë ai nuk e heq dot çyrkun e vjedhësit.

“Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentit e cila u garanton në nenin e saj 110, debatin për programin dhe përbërjen e këshillit të ministrave. Është një akt i pashembullt. Unë dua t’i them Edi Ramës se çfarë do lloj xhakete të veshësh asgjë nuk të heq çyrkun e vjedhësit.

Ti kërkon të mohosh të drejtën e fjalës se deputetët do u faktonin shqiptarëve se padrino I Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbergu Edi Rama. Zonjë mos përdorni arbitraritetin. Mos të mendojë se Edi Rama do i shpëtojë gjykimit në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat