Paloka: Shqiptarët sot kanë provën që Rama nuk gënjen as për njërën e as për tjetrën

Shqipëria

Paloka: Shqiptarët sot kanë provën që Rama nuk gënjen as për njërën e as për tjetrën

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:50
Edi Paloka dhe Edi Rama

Deputeti i PD, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Kryeministri Edi Rama po sulmon kundërshtarët me veset që i ka vetë dhe kjo sipas tij është hipokrizi.

Paloka shkruan se Rama ka ndryshuar emrin nga Edvin në Edi dhe kjo është shpjeguar me fshehjen e kartelës mjekësore, pasi ka qenë i shtruar te psiqiatria, ose lidhur me atë që e ka akuzuar dikush tjetër, për të fshehur vjedhjen e ikonave në Francë.

Duket se reagimi i deputetit demokrat ka lidhje me një postim të Kryeministrit Edi Rama i cili ironizonte ish-Presidentin, për të cilin thotë “Ilir Meta apo Metaj”.

Postimi i plotë: 

Kurre nuk me ka shkuar nder mend qe te akuzoje apo sulmoje nje kundershtare per “difekte” apo “vese” qe i kam patur vete…Mendoj qe per cdo njeri normal dhe te pakten me nje fije integritet keshtu duhet te jete sepse e kunderta do ishte me shume se hipokrizi . Jetojme mes njerezve qe na njohin mire…

Rama ka bere dhe ben krejt te kunderten e kesaj dhe pa u turperuar fare.

Rama e ka zakon qe pikerisht per te keqijat qe ben dhe perfaqeson vete, te akuzoje te tjeret, madje dhe kur te tjeret nuk i kane ato . E ben kete cdo dite ne sulmet ndaj kundershtareve politike po e ka bere gjithnje dhe ne jeten e meparshme. Dikush ja le kete problemeve me integritetin mendor te Rames po per mua eshte me teper ceshtje karakteri dhe integriteti moral .

Dje kishte bere nje reagim te gjate per ceshtjen e spiunit I.M.

I gjithe statusi tentonte te vertetonte se nuk ishte Rama gatuesi i kesaj çorbe, por ne fakt vertetonte te kunderten. Po me e bukura ishte se perseriste ne cdo fraze ndryshimin e mbiemrit :” …Meta apo Metaj…” dhe kete e paraqiste si argumentin me te forte ne favor te akuzes qe ngre!

Rama vete, dihet boterisht qe ka ndryshuar emrin nga Edvin ne Edi. E ka kete te deklaruar dhe ne formularin e dekriminalizimit. Ka patur akuza se ndryshimin e emrit e ka bere sepse me emrin Edvin Rama ekzistonte kartela e shtrimit ne spital si i semure psiqik. Dikush tjeter e ka akuzuar se ka dashur te fshehe problemet me drejtesine ne France ku shiste ikona te vjedhura… Po nuk eshte ky objekti i ketij statusi. Pyetja eshte se si mund ta perdoresh per akuze apo sulm ndaj kundershtarit dicka qe e ke bere dhe vete?!!

Po, sic permenda me lart, ky eshte nje nga veset dhe zakonet e Rames. Dikur ne nje debat me Besnik Mustafain, Rama deklaronte se kishte disa parime qe nuk i shkelte kurr: “Nuk vjedh dhe nuk shkoj me gruan e shokut…”.

Sot e ka proven cdo shqiptar qe Rama nuk genjen as per njeren e as per tjetren…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat