Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me 5 kg kokainë në shtëpi

Shqipëria

Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me 5 kg kokainë në shtëpi

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare me origjinë shqiptare, ka përfunduar në burg dhe është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg për trafik droge në Itali.

Karabinierët e kishin ndjekur 30-vjeçarin me makinë për kilometra të tëra, derisa arriti në shtëpinë e tij dhe pas një kontrolli, ata i gjetën 5 kg kokainë.

Droga është gjetur e fshehur në një fund të dyfishtë poshtë bagazhit të makinës së përdorur nga 30-vjeçari.

Shqiptari pasi u dërgua në kazermën në Fermo për procedurat e ndjekura, u dënua me burg, raportojnë mediat vendase.

Kokaina, nëse do të shitej e pastër, do të jepte rreth 500 mijë euro fitim.

Kalimi në shitje me pakicë dhe shkurtimi do të kishte dyfishuar vlerën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat