Sherri pas ngacmimit të grave në plazh, policia jep detaje. Dy në spital

Shqipëria

Sherri pas ngacmimit të grave në plazh, policia jep detaje. Dy në spital

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 22:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në një plazh të Vlorës mes dy burrave dhe tre djemve.

Sipas policisë në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Burime nga vendngjarje informojnë se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Partnerët e këtyre të fundit kanë ndërhyrë dhe për pasojë konflikti është ndezur e ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, citon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat