Meta bën paralajmërimin e fortë: Në fillim të sesionit të ri parlamentar, do të ndërmarrim...

Shqipëria

Meta bën paralajmërimin e fortë: Në fillim të sesionit të ri parlamentar, do të ndërmarrim...

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:10
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se forca e tij politike, do të ndërmarrë një nismë ligjore për indeksimin e pagave të qytetarëve.

Meta tha se do të ndërmarrë këtë nismë në fillim të sesionit të ri parlamentar.

Ish-Presidenti ka publikuar një video ku ka renditur disa shifra, sipas të cilave, mbi 67% e popullsisë në Shqipëri jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, me 5.5 dollarë në ditë.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat