Digjet kurora ullishtes së Elbasanit, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Shqipëria

Digjet kurora ullishtes së Elbasanit, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kurorën e ullishtes së Elbasanit këtë të dielë.

Zjarri ka djegur (dhe vazhdon të djegë gjatë gjithë mbrëmjes) qindra rrënjë ullinj.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët, por e kanë të vështirë të lokalizojnë flakët për shkak të terrenit të thyer, erës dhe thatësirës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe punonjës të pyjores, bashkisë dhe banorë të zonës.

Megjithatë flaka sa vjen e rritet dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat