Sherr mes fermerëve në Maliq, goditet me thikë një prej tyre! Ndërron jetë në spital

Shqipëria

Sherr mes fermerëve në Maliq, goditet me thikë një prej tyre! Ndërron jetë në spital

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Maliqit mbrëmjen e kësaj të hëne. Një person është goditur me thikë nga një tjetër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Media mëson se janë përfshirë në konflikt dy fermerë në fshatin Rrëmbec në Maliq. Njëri prej tyre, në rrethana ende të paqarta ka goditur me thikë bashkëfshatarin Nesti Kusari.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të vijuar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat