Ilir Meta njofton konferencë urgjente dhe tregon lëvizjen e radhës

Shqipëria

Ilir Meta njofton konferencë urgjente dhe tregon lëvizjen e radhës

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:09
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar konferencë për shtyp në orën 12:00 ku pritet të publikojë fakte të reja në lidhje me atë që kjo forcë politike e konsideron skandal apo aferë të inceneratorëve.

Njoftimi:

Në ora 12:00, Kryetari i Partise se Lirise, z.Ilir Meta konference per mediat.

Do publikohen FAKTE TE REJA per skandalin e Djegësave fiktive (inceneratoret).

Ftohen te gjithe gazetaret!

Partia e Lirisë ka publikuar denoncime në mënyrë të vazhdueshme për inceneratorët dhe ka dërguar dosje në SPAK.

Disa ditë më parë, ish-kryetarja Monika Kryemadhi publikoi disa dosje ku sipas saj, faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën e 30 milionë dollarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat