“Spiunët” e sigurimit në politikë, PS: Në shtator, ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatat e pastërtisë

Shqipëria

“Spiunët” e sigurimit në politikë, PS: Në shtator, ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatat e pastërtisë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Me nisjen e sesionit te ri Partia Socialiste njofton miratimin e ndërhyrjeve ligjore të propozuara nga Autoriteti i Dosjeve dhe të depozituara në Kuvend prej tyre. Paralajmërimi është bërë nga kreu i grupit paralmentar socialist, Taulant Balla dhe sipas këtyre ndryshimeve, çdokush që ka hyrë në politikë do t’i nënshtrohet verifikimit te certifikatën e pastërtisë

“Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit”.

Iniciativa e Partisë Socialiste, tashmë e depozituar në Kuvend, erdhi pas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti i Dosjeve që përmendte se ish-presidenti Ilir Meta kishte qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit, pavarësisht se ky dokument u mohua nga ish-kreu i Shtetit. Socialistet do të adresojnë në kuvend dhe çështjen non grata dhe përmes reagimit të tij balla përcjell dhe një mesazh për Sali Berishën.

“Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunëtorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë”, shtoi Balla.

Për çështjet e non-gratave, Partia Socialiste ende nuk ka nisur ende asnjë iniciativë në Kuvend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat