Berisha: PD të ridimensionojë qëndrimin për krimet e komunizimit

Shqipëria

Berisha: PD të ridimensionojë qëndrimin për krimet e komunizimit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:27
Sali Berisha

Në një takim me ish-të përndjekur në 34-vjetorin e vrasjes së poetit Havzi Nela, kryetari i Partisë Demokratike tha se mazhoranca e sotme nuk është ndarë nga e shkuara.

“Rama nuk dënon të atin për këtë firmë prej xhelati.”

Berisha tha se edhe demokratët duhet të rideminsionojnë qëndrimin ndaj krimeve të komunizmit.

“Ndaj kësaj të shkuare nuk është mbajtur qëndrim në shkallën e duhur. Në mënyrë absolute ky është një detyrim madhor i PD, të rideminsionojë këtë qëndrim. Jo si akt hakmarrje.”

Një prej propozimeve të Berishës është vendosja e një lënde të veçantë në shkolla.

“Është problemi i ridemsionimit të kësaj trashëgimie, e cila në realitet përbën një detyrim madhor tonin, me kërkesën shumë legjitime që shtruat, por edhe një lëndë e veçantë për të shkuarën tonë, krimet e diktaturës është e domosdoshme në sistemin e edukimit në qoftë se ne duam të edukohemi.”

Berisha premtoi mbështetje për ish-të përndjekurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat