“Durrësi në zgjedhjet e kaluara nën presionin e grupeve mafioze”, Meta: Jemi dëshmitarë për suksesin e importit të bananeve

Shqipëria

“Durrësi në zgjedhjet e kaluara nën presionin e grupeve mafioze”, Meta: Jemi dëshmitarë për suksesin e importit të bananeve

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:55
Pamje nga takimi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në takimin me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Durrës u ndal tek zgjedhjet e kaluara ku u shprehse Në zgjedhje e fundit Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri si Elbasani ndodhta një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare.

Sakaq ai tha se Durrësi është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave pas Tiranës.

Ilir Meta: Në zgjedhje e fundit Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri si Elbasani ndoshta një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe të gjithë grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë po sidomos Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, të korrupsionit, të drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve dh e njëkohësisht të monopoleve. Ndaj unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave pas Tiranës sigurisht që ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, jo vetëm për të zgjuar qytetarinë, për të ruajtur identitetin për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe.

“Ne i dimë  pasojat e tërmetit po i dimë se pjesa më e madhe e pasojave të tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dimë që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike. Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati edhe viktima, erdhi si rezultat i  korrupsionit. Kjo ka krijuar dhe pasiguri për të ardhme”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat