Zjarre në zona të ndryshme të Shqipërisë

Shqipëria

Zjarre në zona të ndryshme të Shqipërisë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:39
Shqipëri

Shqipëria po përballet prej disa javësh me një situatë problematike të zjarreve të shfaqura në zona të ndryshme të vendit nga veriu në jug, duke shkaktuar dëme të shumta.

Të ejten paradite autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit ishin rregjistruara 14 vatra, nga të cilat ishin ende aktive 4 prej tyre në Kurbin, Gramsh dhe Pogradec.

Ndërkohë gjatë ditës u njoftua për zona të reja të përfshira nga flakët, si në Mallakastër, ku zjarri ishte shpërndarë një sipërfaqe prej disa hektarësh të mbjellë me ullinj. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar disa qindra forca nga institucione të ndryshme.

Gjatë muajit korrik në të gjithë vendin pati 360 raste zjarri, ndërsa që prej fillimit të muajit gusht, janë mbi 260 vatra të rregjistruara. Në një pjesë të operacioneve është dashur edhe ndërhyrja nga ajri. Përveç helikopterëve të ushtrisë së saj, Shqipëria i është drejtuar disa herë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, në kuadër të të cilit janë dërguar në një kohë shumë të shpejtë avionë nga pala greke./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat