Presidenti i ri i Shqipërisë vizitën e parë e bën të hënën në Kosovë

Shqipëria

Presidenti i ri i Shqipërisë vizitën e parë e bën të hënën në Kosovë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:40
Bajram Begaj

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që do të nis nga ora 12:15.

Nuk dihet nëse Begaj do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, apo kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë se Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai e zëvendësoi ish-presidentin Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat