4-vjeçari pësoi arrest kardiak pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Sarandë/ Flet mjeku që e riktheu në jetë

Shqipëria

4-vjeçari pësoi arrest kardiak pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Sarandë/ Flet mjeku që e riktheu në jetë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së mërkurës një fëmijë vetëm 4-vjeç ra në kontakt me energjinë elektrike teksa lozte në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës.

Prindërit e kanë dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë, por mjekët Besnik Shabanaj dhe Mejborna Gjata kanë mundur ta mbajnë në jetë.

“Fëmija ka ardhur në spital në limitet e jetës, pa puls, me frymëmarrje të dobët. Sapo erdhi në pavion filloi raminimi kardio-polmonar dhe e vendosëm në oksigjen. Shyqyr që gjërat i kemi të gjitha këtu falë ndërhyrjes së shpejte arritëm të kthejmë në funksion zemrën dhe mushkëritë. Faza e dytë ishte ajo e zgjimit që zgjati gati një orë dhe pas kësaj fëmijë na reagoi duke hapur sytë, bëri konvulsione, gjë qe e prisnim.  pasi mjekuam dhe konvulsionet fëmija pas 4 orësh kërkoi nënën e babanë dhe ishte diçka shumë e bukur”, tha Besnik Shabanaj mjek anestezist.

Për misionin e vështirë të kolegëve, flet dhe shefja e pediatrisë në Sarandë.

“Rreth orës 19:30  është paraqitur një rast i rëndë, pas një kontakti me rrymën elektrike. Ka ardhur pa puls me urinim të pa pavullnetshëm. Mjekët e kanë rikthyer në jetë, po kështu spitalit tonë nuk i mungon asnjë mjet për të shpëtuar jetën e fëmijës”, tha Eranda Andoni, pediatre.

Tashmë 4-vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën falë angazhimit maksimal të mjekëve të Sarandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat