Goditi veten me mjet prerës, përfundon në spital 41 vjeçari

Shqipëria

Goditi veten me mjet prerës, përfundon në spital 41 vjeçari

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një 41 vjeçar ka goditur veten me mjet prerës mëngjesin e sotëm, dyshohet se personi ishte në gjendje depresioni.

Shtetasi me iniciale E. N. banues në Radostinë të Fierit është dërguar nga familjarët në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës.

41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat