SPAK shpall moskompetencën për dosjen e “Alba Exotic Fruit”, dosja i kalon Prokurorisë së Durrësit

Shqipëria

SPAK shpall moskompetencën për dosjen e “Alba Exotic Fruit”, dosja i kalon Prokurorisë së Durrësit

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:13
SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e ngritura ndaj Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit. Për rrjedhojë, Prokuroria e Durrësit do të ngarkohet me çështjen për të zbardhur deri në fund të vërtetën. Në kontenierët me fruta të kompanisë “Alba Exotic Fruit” janë gjetur rreth 180 kg kokainë në 6 raste të ndryshme në vitin 2021.180 kg kokainë në 3 vite, 5 raste në 3 muaj, në njërën prej tyre rezulton G.Malindi.

Në periudhën korrik-tetor 2021, në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” u gjetën në 5 raste lëndë narkotike e llojit kokainë në sasi 43.125 kg në Portin e Durrësit. Ngjarjet janë: në 13 korrik 2021 u kapën 11.675 kg kokainë, në 23 korrik gjenden 6.5 kg kokainë, 29 korrik 2021 u gjetën 7.25 kg kokainë, në 7 shtator kapen 7.7 kg kokainë dhe në 12 tetor 2021 gjenden 10 kg kokainë. Megjithatë, pronarët e kompanisë së tregtimit të frutave Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni u akuzuan dhe për sasinë e madhe të 137 kg kokainë që do të dërgoheshin në Durrës nga Ekuadori në 27 gusht 2019. Policia greke dhe DEA kishin informacion paraprak dhe zëvendësuan 136 kg kokainë në 4 kontenierë me 136 kg oriz në Portin e Pireut në Greqi. Droga ishte në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”, por nga hetimet rezultoi se personi që priste ngarkesën ishte biznesmeni Gentian Malindi, i cili u arratis menjëherë sapo kuptoi që po ndiqej nga policia. Që prej 2019, ai është në kërkim ndërkombëtar. Për këtë operacion u prangosën, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç.

Gumeni dhe Dauti u kapën në 2021 dhe 2022, GJKKO mban në sekuestro biznesin e tyre

Në tetor 2021,GJKKO vendosi në sekuestro biznesin “Alba Exotic Fruit”. Në 30 korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e vëllezërve pronarë ndaj biznesit të tyre “Alba Exotic Fruit”. Dy vëllezërit administratorë të kompanisë u kapën në periudha të ndryshme, Bajron Gumeni ra në pranga në korrik 2021 ,ndërsa në prill të këtij viti, u arrestua dhe Eduart Dauti.  Sipas të dhënav në QKB, ky i fundit rezulton me 90% të aksioneve të biznesit në pronësi, ndërsa 10% i takojnë vëllait të tij Bajron Gumeni.

Dauti në 14 korrik 2021: Më shpëtoi DEA, më fusni 7 pashë nën dhe nëse jam fajtor

Një ditë pas gjetjes së 11.675 kg kokainë në një nga kontenierët e kompanisë së tij në Portin e Durrësit, Eduart Dauti deklaroi me bindje se është biznesmen i ndershëm dhe i pastër dhe se po tentojnë ta fusin në kurth. Në një intervistë të dhënë në 14 korrik 2021, Dauti tha se është përgjegjësi e autoriteteve shqiptare të zbulojnë pse trafikantët e drogës piketojnë biznesin e tij për transport të lëndëve narkotike. Ai u betua se nëse do të shpallet fajtor, të futet 7 pashë nën dhe.

“Nuk është hera e parë që jam pikasur nga autoritetet shqiptare për gjurmën e trafikantit. Është hera e dytë që po më ndodh, hera e parë ka qenë para 2-3 vitesh dhe në atë kohë më shpëtoi DEA dhe autoriteteve shqiptare ju mora dhe orizin. Këtë radhë, më kanë arrestuar vëllain në flagrancë. Unë ndodhem në Francë me familjen time, kam ardhur për ditëlindjen e vajës. Sot kisha biletën e kthimit dhe nuk erdha nga frika se do më vinin prangat. Se jam i pikasur nga kriminelët, duhet ta bëjë shteti punën, nga ta di unë. Nuk po bëjmë dot biznes, nuk shkoj dot në Portin e Durrësit. Herën e kaluar më shpëtoi DEA, se ata bënë hetimin e saktë dhe ua zhdukën orizin, i lanë pa pilaf e pa sutjash. Nëse jam unë përgjegjës, 7 pashë nën dhe të më fusin”, shprehej në atë kohë Eduart Dauti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat