“Perdja e zjarrtë”/ Çfarë ndodhi mbrëmë pranë qyteteve shqiptare!?

Shqipëria

“Perdja e zjarrtë”/ Çfarë ndodhi mbrëmë pranë qyteteve shqiptare!?

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Vendi është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga reshje me intensitet të lartë. Reshjet të shoqëruara edhe me rrufe ishin më intensive në zonën e Durrësit, Shijakut, Fushë Krujës dhe Lezhës, ndërsa me kalimin e orëve ato u shtrinë edhe në jug.

Gjatë natës, në disa zona të vendit, u zhvillua një stuhi me shi, erë të fortë dhe rrufe, të cilat reflektohen edhe në të dhënat satelitore të agjencive të motit në Europë.

Sa i përket ditëve në vijim, Shqipëria do të karakterizohet nga temperatura jo shumë të larta gjatë këtyre ditëve për shkak të masave ajrore të freskëta që vijnë nga veriu, duke bërë që të jetë një periudhë ideale për plazh, por duket se nuk do të vijohet edhe gjatë kështu.

Mësohet se deri në dielën në mbrëmje, në zona të ndryshme të vendit do të vërehen reshje të moderuara shiu.

Sipas Meteoalb, zona me reshjet më të dendura pritet pjesa malore mes Vlorës dhe Tepelenës, ndërkohë që gjatë bregut, duke filluar nga Velipoja deri në Ksamil, reshjet priten të jenë me intensitet shumë të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat