Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, zbardhet dëshmia: U përlesha me autorin, vinte era alkool. Muça nuk pendohet që e qëlloi

Shqipëria

Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, zbardhet dëshmia: U përlesha me autorin, vinte era alkool. Muça nuk pendohet që e qëlloi

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:24
Qani Muça

Abc ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të ndodhur më 12 gush në Tiranë ku Ilirjan Gavelli, punonjës IMT-je u plagos nga Qani Muça.

Mësoht se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Muçën.

Në dëshminë e tij punonjësi i IMT-së, Ilorjan Gavelli është shprehur: Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur.

Qani Muça qëlloi 2 herë drejt inspektorit të IMT, ndërsa njëri nga plumbat kapi në një makinë të parkuar.

Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë.

“Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo.

Ndëra autori i ngjarjes, Muça nuk ka shprehur aspak pendesë për atë që k ndodhur.

Ai ka deklaruar: Këta (Inspektorët e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat