Kthimi në shtëpi! Trafik kilometrik në Elbasan-Tiranë

Shqipëria

Kthimi në shtëpi! Trafik kilometrik në Elbasan-Tiranë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Kthimi në shtëpi ka bërë që të krijohet trafik kilometrik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Radha e makinave nuk dihet saktësisht se sa është, por prej më shumë se një ore, drejtuesit e mjeteve ndodhen në këtë trafik të rënduar, që shihet edhe në foto.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar trafikun e mjeteve. Paraprakisht thuhet se mund të jetë një kthim i pushuesve nga jugu, apo hyrja e emigrantëve në vendin tonë.

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare të Kakavijës u regjistruan 5795 persona në hyrje dhe 3632 në dalje. Mijëra të tjera kanë hyrë të shtunën dhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat