Makina përplas udhëtarin me biçikletë, burri ndërron jetë në vend

Shqipëria

Makina përplas udhëtarin me biçikletë, burri ndërron jetë në vend

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Aksident në Berat, mjeti përplas një burrë që po udhëtonte me biçikletë i cili ka humbur jetën në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal.

M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat