Arrestohet 57-vjeçari nga Fieri, shkoi në Peqin për të vjedhur banesën e emigrantit

Shqipëria

Arrestohet 57-vjeçari nga Fieri, shkoi në Peqin për të vjedhur banesën e emigrantit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi është kapur duke vjedhur në një banesë në Peqin.

Sipas njoftimit të policisë, personi që ruante banesën e emigrantit pasi zbuloi grabitësin njoftoi policinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat