​Kinemaja shëtitëse “zbarkon” në Sarandë

Shqipëria

​Kinemaja shëtitëse “zbarkon” në Sarandë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Projekti “Kinemaja shëtitëse”, pas një turneu në qytete të ndryshme të vendit, zbarkoi në Sarandë, mbrëmjen e 15 gushtit, për të qëndruar aty për 3 netë rresht.

“Open Cinema 2022” është formati që i jep dritë ekranit të madh të kinemasë, duke zbritur këtë sezon veror me një show kinematografik, në sheshet e qyteteve shqiptare, me filma të fundit nga kinemaja jonë dhe ajo botërore.

Projekti ka bërë bashkë filmin dhe muzikën e mirë, me këngëtarë të njohur nga vendi.

Në ekranin e madh, është projektuar edhe një dokumentar i xhiruar në Sarandën e para viteve `90.

Ky aktivitet që ka për qëllim promovimin e kinemasë dhe të realizuesve të saj dhe realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe të bashkive të qyteteve në të cilat organizohet. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat