U zunë për parkimin para hotelit; pranga laçjanit që vrau tepelenasin

Shqipëria

U zunë për parkimin para hotelit; pranga laçjanit që vrau tepelenasin

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 23:47
Xhanelo Tarja

Arrestohet i riu nga Laçi qe akuzohet per vrasjen e nje shtetasi mbremjen e kesaj te merkureje ne Sarande.

Xhanelo Tarja, 24 vjeç, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi qëlloi për vdekje një  shtetasin Klodian Bakiaj nga Tepelena.

Viktima 41-vjec kishte parkuar makinën para hotelit “Monte Cristo” ku punonte si kamarier Xhanelo Tarja.

Pas një konflikti të çastit, i riu nga Laçi mori thikën duke goditur rende ne trup tepelenasin Klodian Bakiaj.

Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Sarandës ndersa autori Xhanelo Tarja u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai u gjet i fshehur në një garazh mes një blloku pallatesh ne Sarande.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat