Katër viktima në 24 orë, Bardeli thirrje ministrit Çuçi: Ik një orë e më parë! Je aty vetëm si ushtar i Ramës

Shqipëria

Katër viktima në 24 orë, Bardeli thirrje ministrit Çuçi: Ik një orë e më parë! Je aty vetëm si ushtar i Ramës

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 20:30
Gerta Bardeli

Deputetja demokrate Gerta Bardeli ka reaguar pas ngjarjeve të 24 orëve të fundit që tronditën vendin.

Në një postim në facebook, ajo i ka bërë thirrje minsitrit të Brendshëm Bledi Çuçi të lërë karrigen një orë e më parë.

Sipas saj ai nuk është aty se është më i zoti nga të tjerët por është aty si ushtar i Ramës.

Bardeli: Nëse nuk e ka kuptuar kur ja kam thënë në parlament disa muaj më parë për gjendjen e krimit në Shkodër që është totalisht i paaftë në detyrën e vet po ja përsëris prap sot,kur krimi egërsisht ka përpirë gjithë Shqipërinë, me të vrarë në akset kryesore të vendit në mes të ditës, në mes të sezonit turistik!

Ministri Çuçi duhet të ikesh një orë e më parë! Nuk je aty se je më i zoti nga të tjerët apo i aftë të fshihesh pas heqjes se Tonin Vocaj. Ti je thjesht dhe vetëm aty si ushtar i Edi Ramës, e për sa kohë kjo qeveri nuk ka e nuk ka për të patur dinjitet e ndershmëri, por vetëm një strukturë të inkriminuar e të korruptuar, krimi do marrē krahë anë e kënd! Ti bashkë me këtë qeveri keni marrë fund!

Katër viktima në vrasje dhe atentate në Vlorë, Sarandë dhe Elbasan u regjistruan në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat