Pamje/ Si u zbulua municioni luftarak në Tiranë, momenti kur policia hedh në tokë murin brenda garazhit

Shqipëria

Pamje/ Si u zbulua municioni luftarak në Tiranë, momenti kur policia hedh në tokë murin brenda garazhit

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Policia ka publikuar pamjet e operacionit për sekuestrimin e arsenalit të armëve në Kodër Mëzez.

Armët ishin fshehur në një garazh në një ndërtesë në ndërtim e sipër. Gjatë operacionit policia ka rrëzuar në tokë murin e garazhit poshtë shkallëve ku babë e bir kishin fshehur armë dhe sende të tjera.

Pas operacionit policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar ndërkohë që është shpallur në kërkim djali i tij, E. Ç., 35 vjeç.

Tashmë ka nisur puna për kapjen e tij ndërsa policia ka dyshime se në skemë janë përfshirë edhe persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Çfarë sekuestroi policia

1 automatik,
1 snajper me dylbi,
2 mitralozë,
2 silenciatorë,
2 granata hedhesë të lehta kundratank,
9 granata të tjera të llojeve të ndryshme,
sasi e konsiderueshme municioni luftarak,
3 automjete, njëri prej tyre i blinduar,
3 motomjete pa targa,
1 mjet lundrues “Jet ski”,
4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja,
2 fenelina policie dhe 1 paruke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat