Ilir Meta nuk përmbahet: Do ja fusim Ramës aty ku i shijon më shumë

Shqipëria

Ilir Meta nuk përmbahet: Do ja fusim Ramës aty ku i shijon më shumë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:35
Ilir Meta

“Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta”. Kështu u shpreh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ditën e sotme teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me draftin e  mazhorancës kundër ish-spiunëve të sigurimit të shtetit.

Më tej, Meta tha se kjo nismë ndihmon në rrëzimin e kryeministrit aktual.

“E dini fatin e të gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithe! Më argëton kjo nismë e re. Për arsye se jo vetëm që e ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur edhe më tej drejt fundit të merituar, por shumë të vonuar për arsye të cilat ju i dini shumë mirë. se para një viti ai kontrollonte tërësisht opozitën në vend.

Ne do ia japim kënaqësinë që të bëjmë dhe do ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është se ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë. Sipas gjërave që ka bërë vetë. Jemi bazuar mbi faktet ku ai është i përfshirë, do i shkojmë deri në fund të gjithave. Këtyre parrudhave; le të vazhdojnë, e dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin edhe si Ismail Qemali.”, tha Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat