Shtetësi në këmbim të investimeve, Berisha: Thirrje kriminelëve për të ardhur në Shqipëri

Shqipëria

Shtetësi në këmbim të investimeve, Berisha: Thirrje kriminelëve për të ardhur në Shqipëri

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:40
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar ligjin e ri të qeverisë shqiptare për dhënien e shtetësive në këmbim të investimeve si një thirrje për botën e krimit të rajonit dhe Evropës që të bashkohet në Shqipëri.  

“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: narkotrafikant dhe kriminelë të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës, bashkohuni në Shqipëri”, tha Berisha në një komunikim me gazetarët sot.

Sipas tij, dhënia me koncension nga qeveria të pasaportave për shtetasit e huaj që mund të investojnë në Shqipëri, është mekanizmi i fundit pas legalizimit të kanabisit dhe amnistisë fiskale, për ta shndërruar vendin në parajsën e drogës dhe të trafiqeve.

“Partia Demokratike deklaron se pas nismës për legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale, pasaporta e artë është dhe mekanizmi i tretë dhe i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal, evropian dhe botëror”, ka thënë Berisha.

“Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon, është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse, pasaporta e artë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë siç është Shqipëria, është një kanal i zi për të larë narkoeurot e trafikantëve të rajonit”, theksoi Berisha.

Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Përmes një vendimi, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncesion.

Por Bashkimi Evropian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës se artë.

Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Evropian, deklaroi se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat