Një sherr mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në zonën e Ndroqit.
Sipas policisë, shtetasi F.M.ka goditur me sende të forta shtetasin P.T.
Si pasojë, ky i fundit ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.08.2022, në Ndroq, në ambientet e një lokali, shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.