Shpërndanin drogë në qytet! Dy të arrestuar në Durrës, dy të tjerë në Berat

Shqipëria

Shpërndanin drogë në qytet! Dy të arrestuar në Durrës, dy të tjerë në Berat

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi në makinën me të cilën udhëtonin është gjetur kanabis dhe kokainë.

Në makinën që drejtonte 35-vjeçari me iniciale E.K., me pasagjer 25-vjeçarin me iniciale B.I., policia njofton se gjeti, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva dhe kokainë.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, janë arrestuar dy shtetas dhe në Berat.

23-vjeçari me inicialet M.R. dhe 25-vjeçari me inicialet L.Ç., të dënuar më parë për vjedhje shpërndanin drogën në lagje të ndryshme të qytetit. Sipas hetimeve, rezulton se të rinjtë e kanë kryer këtë veprimtari në periudha të ndryshme kohore.

Lënda e dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare janë sekuestruar nga policia, ndërsa të rinjtë do të hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat