Rama takohet me Nuland, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe “Ballkanin e Hapur”

Shqipëria

Rama takohet me Nuland, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe “Ballkanin e Hapur”

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 11:06
Victoria Nuland dhe Edi Rama

Kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland me të cilën kanë diskutuar për punën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Rama ka thënë se me Nuland e kanë diskutuar nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi derisa “Ballkanin e Hapur” e ka përshkruar si një nismë paqeje.

Ai gjithashtu ka treguar se kanë diskutuar për portin e ri në Durrës dhe bazën ushtarake.

“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat