Basha jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit të njohur

Shqipëria

Basha jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit të njohur

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:02
Lulzim Basha

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur trishtimin për lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit të njohur shqiptar Sali Shijaku.

Teksa thekson se Shijaku i la trashëgim kulturës tonë një ‘arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo’, thotë se “ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant”.

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat