Mbyllja e kopshti, Meta takon përfaqësuesit e “Turgut Ozal”: Arsimi të mos bëhet viktimë e politikës

Shqipëria

Mbyllja e kopshti, Meta takon përfaqësuesit e “Turgut Ozal”: Arsimi të mos bëhet viktimë e politikës

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:15
Foto nga takimi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal” në Shqipëri. Në një psotim në rrjete sociale, Meta bën të ditur se përfaqësuesit i shpjeguan detaje nga veprimet anti-ligjore për të mbyllur kopshtin.

Meta thekson se është shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Meta nënvizon se arsimi nuk duhet të bëhet viktimë e politikës.

Mesazhi nga Ilir Meta:

Prita sot përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”, një investim privat hollandez, që më shpjeguan në detaje veprimet antiligjore të Qeverisë shqiptare ndaj këtij institucioni arsimor, për të cilat janë njoftuar dhe rasti po ndiqet me vëmendje edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj.

Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit.

Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre.

I inkurajova ata të ndjekin deri në fund rrugën ligjore dhe i sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër.

Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat