Berisha: Protestat e grevat e gjithanshme, rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë

Shqipëria

Berisha: Protestat e grevat e gjithanshme, rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:30
Sali Berisha

Edhe pse ende nuk e ka një datë zyrtare për nisjen e protestave, Sali Berisha thotë se ato do të nisin shumë shpejt si e vetmja mënyrë për rrëzimin sipas tij të qeverisë Rama. Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha thotë se protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

“E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama.

Protestat janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme.

Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos.” u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat