Berisha flet për Gledis Nanon: Denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit

Shqipëria

Berisha flet për Gledis Nanon: Denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 13:21
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se bajlozët e vërtetë të mafies janë me pushtet të fuqishëm në institucionet shtetërore “duke nisur nga kreu i qeverisë dhe ministrat e tij”.

Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, foli për shkarkimin e ish-drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano duke thënë se ai u largua sepse “denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit”.

“Djemtë e rinj janë thjesht ushtarë, kurse bajlozët e mafies janë që të gjithë me pushtet të fuqishëm në institucionet e këtij vendi, duke filluar nga kreu i qeverisë, janë ministrat e tij.

Dy javë përpara u largua si në shpellat e mafies kryepolici i vendit, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë se kishte lidhje me krimin, u largua sepse denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat