Dokumentari në mediat italiane publikon rrëfimin e Saimir Tahirit pak ditë para arrestimit: Mua më vunë bombat

Shqipëria

Dokumentari në mediat italiane publikon rrëfimin e Saimir Tahirit pak ditë para arrestimit: Mua më vunë bombat

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:05
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm shqiptar, i cili po vuan dënimin me burg, Saimir Tahiri, është protagonist në një dokumentar italian, të quajtur ‘I Narcos Albanesi’ që do të publikohet mbrëmjen e 24 shtatorit në Canale 9.

Mediat italiane kanë publikuar një video që prezanton trajlerin e dokumentarit, në të cilin, thuhet se ish ministri shqiptar ka folur para se të dënohej me burg.

Tahiri ka folur në investigimin ‘I Narcos Albanesi’ që do të transmetohet të shtunën e 24 shtatorit, me rrëfimin e Nello Trocchia-s.

Në këtë dokumentar, Tahiri ka mohuar akuzat për korrupsion ndër të tjera.

“Po sikur të isha i korruptuar? Unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojnë monitorimet për territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, ka thënë ish-ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri pak ditë para arrestimit.

“Mua më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat