Polici i infiltruar si pacient prangosi mjekun/ Kryemadhi: Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve

Shqipëria

Polici i infiltruar si pacient prangosi mjekun/ Kryemadhi: Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:29
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale për operacionin e policisë në ambientet e Spitalit të Traumës, ku një mjeku anestezist i vunë prangat pasi një agjent i infiltruar i ofroi “rryshfet”.

“Doktori u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve”, shkruan në Facebook Kryemadhi.

Nga ana tjetër, ajo thekson se absurdi me premtimet e qeverisë Rama qëndron se trumbetohet për shëndetësinë falas, por se “sot shqiptarët po harxhojnë më shumë për tu kujdesur për shëndetin dhe korrupsioni është rritur”.

“Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët, mësuesit e profesionistët”, thekson Kryemadhi, teksa apelon për rritje të pagave të mjekëve, arsimtarëve e administratës për të frenuar korrupsionin.

REAGIMI I PLOTE

Dje qeveria ka arrestuar një doktor për korrupsion, ndërkohë që vazhdon të furnizojë me paratë e shqiptarëve korrupsionin masiv me inceneratorët.

Doktori u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve.

Absurdi i shëndetësisë falas të Ramës, është se sot shqiptarët po harxhojnë më shumë për tu kujdesur për shëndetin dhe korrupsioni është rritur.

Duhet dhënë fund korrupsionit në shëndetësi, por kjo kërkon trajtim me pagë dinjitoze.

Duhet të rrisim pagat e doktorëve, mësuesve, administratës, që ata të mos kenë nevojë për të parë qytetarët nga duart. Të gjithë shqiptarët kanë nevojë për paga më të larta, ndaj vendi ka nevojë urgjente për të krijuar më shumë vende pune të mirëpaguara, çfarë do të ndalonte edhe emigrimin masiv.

Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët, mësuesit e profesionistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat