Frigoriferi, kondicioneri dhe soba, ja pajisjet që harxhojnë më shumë energji elektrike. Apeli i ministres

Shqipëria

Frigoriferi, kondicioneri dhe soba, ja pajisjet që harxhojnë më shumë energji elektrike. Apeli i ministres

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar listën e orendive shtëpiake që shpenzojnë më shumë energji elektrike.

Ajo rendit frigoriferin, kondicionerin, sobën elektrike, dushin për ngrohjen e ujit, lavatriçen, televizorin dhe ndriçimin.

Në postimin e saj ministrja shprehet se kursimi është ajo që duhet të bëjmë që të kemi energji elektrike.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kwh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor.

Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan Balluku.

Nga data i 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi i ERE-s për shtrenjtimin e energjisë elektrike për ata që shpenzojnë më shumë se 800kwh.

Image
Foto
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat