Sali Shijaku, piktori i identitetit kombëtar, ndërroi jetë në Tiranë

Shqipëria

Sali Shijaku, piktori i identitetit kombëtar, ndërroi jetë në Tiranë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 18:57
Sali Shijaku, piktori i identitetit kombëtar, ndërroi jetë në Tiranë

Piktori i njohur shqiptar dhe pedagogu shumëvjeçar i arteve të bukura, Sali Shijaku ndërroi sot jetë në moshën 89 vjeçare në Tiranë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore.

Ai vlerësohet nga qarqet artistike si një nga autorët më të rëndësishëm në radhët e impresionistëve dhe ekspresionistëve shqiptarë, i cili ndikoi me veprat e tij plot ngjyra të ndezura dhe motive lirike në modernizimin e arteve shqiptare.

Folklori dhe identiteti kombëtar janë tipare kryesore në veprat e Sali Shijakut, pohojnë kolegët e tij, për shkak të lidhjes së fortë të tij me kulturën shiprtërore dhe traditën popullore.

Ai krijoi një mori veprash mbi epikën heroike me kreshnikët dhe luftëtarët shqiptarë në shekuj, si dhe vepra lirike mbi bukuritë njerëzore dhe natyrore të Shqipërisë.

Sali Shijaku njihet si piktor i kompozimeve masive dhe portreteve të ndezura plot ngjyra shprehëse, piktori i natyrës dhe abstrakteve kontrastuese.

Krijimtaria e tij e gjerë e të shumëllojshme është ekspozuar në Kosovë, Itali, Francë, Rumani, SHBA, Austri dhe në shumë shtete të tjerë.

Sali Shijaku është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dy vjet më parë nga presidenti i Republikës, ndërsa në jetën e gjatë krijuese ka marrë një seri titujsh në pesë dekadat midis diktaturës dhe demokracisë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat