Të huajt investuan mbi 80 milionë euro në ndërtim në Shqipëri në gjashtë mujorin e parë

Shqipëria

Të huajt investuan mbi 80 milionë euro në ndërtim në Shqipëri në gjashtë mujorin e parë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pasuritë e paluajtshme janë aktiviteti kryesor që kanë tërhequr investimet e huaja direkte, ndjekur nga sektori i nxjerrjes së mineraleve me rreth 61 milionë euro.

Totali i investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë ishte 337 milionë euro, ose 43 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifra është në rritje me 13.5 për qind edhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

Italianët ishin investitorët kryesorë me 45 milionë euro, ndjekur nga holandezët me 38 milionë dhe gjermanët me 26 milionë euro.

Investimet e huaja direkte tejkaluan vitin e kaluar 1 miliard eurot, ndërsa nga të dhënat e deritanishme për këtë vit shifra mund të shkojë deri në 1.2 miliardë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat